Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

 

Rreth Nesh - Qëllimi

Kopshti është ura që lidh fëmijërinë me shkollën ndaj dhe një nga objektivat kryesore të kopështit Topolino është të instalojmë dashurinë për të mësuar, gjë që do të jetë një avantazh për të gjithë jetën.

Kopështi Topolino vlerëson aftësite e fëmijëve dhe i ndihmon ata për të pasuruar potencialin e tyre vetem nëpërmjet inkurajimit dhe duke dhuruar shumë dashuri.

  • Një tjetër qëllim është bashkëveprimi mësuese –fëmijë, fëmijë –prind, dhe fëmijë –fëmijë. Ne sigurojmë marrëdhenie të tilla midis fëmijëve dhe të rriturve në mënyre të tillë që tu japim mundësi parashkollorëve të njohin dhe kuptojnë veten.

  • Ne sigurojmë partnershipin mësues –prind që ndihmon një edukim të një cilësie të lartë për fëmijën.

  • Atmosfera që krijohet në klasë duhet të jetë e kënaqshme gjatë gjithë kohës së qëndrimit në kopësht.

  • Fëmijët inkurajohen të bisedojnë rreth ndjenjave dhe ideve në vend të zgjidhjes së problemeve me forcë.

  • Kopështi administrohet në mënyre efektive kur vëmendja përqendrohet në nevojat e fëmijëve, prindërve dhe mësuesve.

  • Mjedisi fizik brenda dhe jashtë kopështit përshpejton rritje dhe zhvillim optimal përmes mundësive që ju krijon fëmijëve për të mësuar.

  • Krijimi I një mjedisi të sigurtë dhe të shëndetshëm është prioritet.

  • Për arsye se fëmijët dallojnë nga njëri –tjetri ata nuk mund të mësojnë të njëjtat gjëra në të njëjtën mënyrë, në të njëjtën kohë për këtë –ne formojmë: klasa individuale: në këto klasa punohet sipas interesit dhe prejardhjes së fëmijës.

  • Për të gjitha klasat një gjë është e përbashkët. Në fokus do të jetë zhvillimi I fëmijës si një I tërë.