Programi i Zhvillimit Gjuhësor
Linjat & Objektivat: |
| |
NR |
Linjat |
Objektivat |
1 |
Komunikimi |
- Të përdorë intonacion, ritëm të qartë gjatë komunikit, i cili është i kuptueshëm për të tjerët.
- Të formulojë mendime të qarta duke përdorur fjali të sakta që shprehin ide.
- Të flasë rreth karaktereve, vendit dhe ngjarjeve të përmbajtjes së pjesëve të dëgjuara ose të lexuara.
|
2 |
Të menduarit |
- Të përdorë të folurit në bisedë për të sjellë në kujtesë, si dhe për të rijetuar përvojat jetësore që ka kaluar.
- Të përmbledhë përvojat personale duke i lidhur me materialet që i lexohen ose që i lexon..
|
3 |
Lidhja e tingujve me shkronjat |
- Të tregojë me saktësi se secilës shkronjë i korrespondon një tingull.
- Të identifikojë saktë në një fjalë ose në një pikturë të njëjtën shkronjë ose tingull gjuhësor.
|
4 |
Të lexuarit |
- Të mbajë një material të shkruar në pozicionin e saktë për të lexuarit.
- Të lexojë dhe të shpjegojë të shkruarit dhe të vizatuarit e tij.
|
5 |
Të shkruarit |
- Të shkruaj saktë emrin e tij dhe të pjesëtarëve të familjes me shkronja kapitale.
- Të perdorë mire ngjyrat, lapsin, stilolapsin në të shkruar.
- Të klasifikojë shkronjat, pikturat dhe objektet.
|
6 |
Shkrim dore |
- Të shfaqë dëshirë të vazhdueshme për të shkruar shkronjat e mëdha të dorës, si dhe kapitale
|
Programi i Zhvillimit Matematikor
Linjat & Objektivat: |
| |
NR |
Linjat |
Objekticvat |
1 |
NUMRI
Numrat
Veprimet me numrat |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të numëroje të paktën deri në 20.
- Të shkruaj numërorët të paktën deri në 20.
- Të mbledhë deri në 10 dy numra natyrorë duke bashkuar dy grupe sendesh.
- Të zbresë dy numra natyrorë duke e konkretizuar me grupe sendesh (p.sh. 7 mollë heqim 2 mollë, mbeten 5 mollë)
|
2 |
GJEOMETRIA DHE ORIENTIMI
NE HAPESIRE
Figurat dhe trupat gjeometrikë
Marrëdhëniet hapësinore |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të emërtojë figurat gjeometrike dydimensionale; katrori; trekëndori; rrethori; drejtkëndori.
- Të krijojë figurat gjeometrike dydimensionale; katrori; trekëndori; rrethori; drejtkëndori, nëpermejt vizatimit me dorë të lire, prerjes me gërshërë, palosjes duke përdorur material të ndryshme (fije shkrepse; shkopinj, etj).
- Të përshkrujë vendndodhjen e një objektivi, duke ju referuar një objektivi tjetër të jetës së përditshme (para-pas; poshtë-lart; mbi-nën; afër-larg; etj).
- Të lëvizë në drejtime të caktuara, duke u orientuar nga fjalët (para; drejt; majtas; djathtas; prapa derës; afër karriges; nën tavolinë; etj).
|
3 |
MATJA
Gjatësia
Masa
Koha |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të krahasojë masat e sendeve duke përdorur njësi jostandarte (mollë; laps; libra; lodra; peshore lodër; etj) dhe shprehjet: më I rëndë se; po aq I rëndë; më I lehtë se….. (p.sh. çanta është më e rëndë se sa molla, etj.)
- Të krahasojë gjatësinë e sendeve, duke përdorur terminologjitë: më I gjatë se, po aq I gjatë sa…; më I shkurtër se….;
- Të renditë fjalët që tregojnë kohën sipas rrjedhës së saj: mëngjes; drake; pasdite; mbrëmje; natë.
|
Program i Zhvillimit Shkencor
Karakteristikat e të nxënit:
- Kuptojnë që gjendja e mjedisit ndikon në shëndetin e njeriut dhe të ndjejnë nevojën e një mjedisi të shëndetshëm.
- Kujdesen për gjallesat dhe mjedisin që i rrethon.
- Japin shpjegime elementare për dukuritë, proceset natyrore dhe zbatimet e thjeshta teknike.
- Interpretojnë informacione të thjeshta, të dhëna në mënyrë vizuale dhe të shkruar.
- Njohin teorikisht bazën material, proceset e punës dhe teknikat në realizimin e një punimi.
- Vëzhgojnë elementet në një punim apo krijim.
- Përshkruajnë dhe interpretojnë karakteristikat e punimit të kryer.
Linjat & Objektivat: |
| |
NR |
Linjat |
Objektivat |
1 |
Investigimi shkencor, arsyetimi dhe llogjika |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të vëzhgojë, hetojë dhe të nxjerrë përfundime të thjeshta.
- Të vëzhgojë dhe të kuptojë që qeniet njërëzore kanë shqisa, ndjesi duke përfshirë të parin, nuhatjen, dëgjim, prekje, shije.
|
Programi i Shkencave Sociale
Linjat & Objektivat: |
| |
NR |
Linjat |
Objektivat |
1 |
Rregullat & Qëndrimet |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të rritë shkallën e pavarësisë duke treguar kujdes për zgjedhjen e veprimtarive dhe funksionimin e tyre.
|
2 |
Vetësiguria & Respekti për Veten |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të tregojë kujdes dhe shqetësim për veten.
- Të flasë lirshëm për shtëpinë dhe komunitetin.
|
3 |
Krijimi i Marrëdhenjeve |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të krijojë marrëdhenie me anëtarët e grupit.
|
4 |
Behavior and Self Control |
Fëmija të jetë i aftë:
- Të ndërgjegjësohet për kufizimet dhe përshtatjen e sjelljes në situate të ndryshme.
|
Programi i Edukimit Artistik
Linjat Kurrikulare të Edukimiy Artistik:
Përmbajtja sipas Linjave:
I. Drama
Program i dramës për këtë moshë, ka si qëllimm të sigurojë mundësinë për:
- Të zhvilluar aftësitë interpretuese;
- Të zhvilluar aftësitë e komunikimit përmes gjuhës dhe veprimeve;
- Të forcuar njohjen e traditave kulturore dhe shoqërore;
- Të vlerësuar pjesë të ndryshme teatrale, permes reflektimit apo qëndrimit kritik.
Përmes kuptimit dhe interpretimit të pjesëve të voglave teatrale nxënësit mësojnë:
- Të zbulojnë tema të ndryshme (të thjeshta) për t’i vënë në skenë;
- Të zhvillojnë të menduarin e tyre gjatë interpretimit;
- Të zgjidhin problemet që u dalin gjatë interpretimit;
- Të përdorin një gjuhë të thjeshtë fëminore;
- Të përdorin fantazitë e tyre në një pjesë teatrale;
- Të shpjegojnë sjelljen e personazheve të ndryshme dhe si ndryshojnë ato;
- Të shpjegojnë se si funksionon dhe realizohet një vepër arti dramatik.
II. Musika
Program i muzikës për këto mosha ka si qëllim të përfshijë dhe të siguroje një sëre përvojash të cilat drejtohen nga:
- Imagjinata muzikore (aftësia për të dalluar tingujt nga zhurmat, apo tingujt vokalë të njëri-tjetrit),
- Kuptimi i njohurive muzikore (aftësia për të kuptuar koncepte muzikore),
- Pjesëmarrja në muzikë (përvojat e tyre perms krijimit, shprehjes, dëgjimit, improvizimit me muzikën).
Veprimtaritë muzikore përgjatë programit të kopshteve duhet:
- Të zhvillojnë aftësinë për të dalluar tingujt natyrorë dhe muzikorë, në mjedisin e tyre dhe jashtë saj;
- Të shpjegojë lidhjen e tyre me muzikën në klasë, shtëpi apo komunitet;
- Të zgjerojnë njohuritë e tyre për muzikën për fëmijë, popullore, klasike, etj;
- Të inkurajojnë nxënësit për të krijuar, dëgjuar, diskutuar, duke I bërë ata të ndjehen shumë mirë me muzikën.
III. Arti Figurativ
Programi i artit figurative për këto mosha, ka si qëllim:
- Të përfshijë dhe të sigurojë te fëmija si duhet të përdorë materiale, mjete, procese të ndryshme për të zbuluar idetë, ndjenjat, identitetin dhe imagjinatën e tyre.
Për zhvillimin sa më të mire të këtij program është e rëndësishme që fëmijët të sigurojnë mundësitë:
- Të zhvillojnë aftësitë e perceptimit;
- Të përdorin mjete, materiale dhe teknika të ndryshme gjatë krijimit;
- Të shpjegojnë rolin e artit figurative dhe ndikimin e saj në shtëpi, mjedisin e klasës, shoqëri;
- Të zbulojnë rolin e imazheve figurative të çdo lloji në mjedisin dhe jetën e tyre të përditshme;
- Të vlerësojnë dhe mbajnë qëndrimin ndaj artit figurative përmes diskutimeve dhe vëzhgimeve, të punës së vet dhe të të tjerëve.
IV. Vallëzimi
Programi i vallëzimit në edukimin artistik për këto mosha, ka si qëllim:
- Të inkurajojë fëmijët të kuptojnë vallëzimin në tërësi, duke mësuar valle të ndryshme;
Fëmijët arrijnë:
- Të zbulojnë, të reflektojnë dhe të mbajnë qëndrim rreth valleve të ndryshme që ata mësojnë.
Përmes këtij programi fëmijët do të sigurojnë mundesinë për:
- Të marrin pjesë në vallëzime të ndryshme;
- Të vallëzojnë në mënyrë shprehëse, duke vlerësuar veten dhe të tjerët gjatë kërcimit;
- Të vlerësojnë lidhjen midis vallëzimit në klasë dhe vallëzimit në shtëpi dhe komunitetit;
- Të zhvillojnë aftësitë për të vlerësuar një vallëzim përmes vëzhgimeve, reflektimeve dhe diskutimeve.
|
Programi i Edukimit Fizik & Shëndetësor
Përmbajtja sipas linjave:
- Lëvizja
- Orientimi në hapësirë
- Ndërgjegjesimi për shëndetin dhe trupin
- Përdorimi i pajisjeve
- Përdorimi i mjeteve dhe i materialeve
|
| |
|
|
|