Content on this page requires a newer version of Adobe Flash Player.

Get Adobe Flash player

Orjeta Jazxhi - Themeluese dhe Drejtoreshë e Topolinos

Jam nënë e dy fëmijëve, Klaus 15 vjeç dhe Margaret 7 vjeç.
Profesioni mësuese. Kam studiuar në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja “Tiranë”, kam mbrojtur diplomën Pasuniversitarit në Institutin “Goethe”, Gjermani. Kam një experience pune me fëmijët parashkollorë prej 2 vitesh (rosbach) në Gjermani, dhe 11 vite në Tiranë.

Ëndrra ime e hershme për të qënë një mësuese e mirë më çoi në idenë për të hapur një kopësht, një ambjent ku fëmijët të ndjehen të lumtur.

Gjithmonë kam menduar se fëmijëria vjen vetëm një herë, dhe gjatë gjithë këtyre viteve jam munduar që të rris në kopësht fëmijë për të cilët çdo ditë e jetës së tyre të jetë e veçantë.
Topolino është themeluar në 1999 dhe me ndihmën e mësuesve dhe të prindërve, ka ardhur gjithmonë duke u zhvilluar.


Qershor 2010

Eksperienca e gjatë e punës me fëmijët më bëri të lexoj më së miri ëndrrat e tyre dhe ndërtova për ta një kopësht të ri që fëmijëria e tyre të mbetet e paharruar.

Topolino për mua nuk është një vend pune por është “kopshti im” dhe unë mundohem të jem pjesë e tij.

Për më shumë informacione drejtohuni në drejtorinë e kopshtit, ku do të gjeni CV për secilën punonjëse.